Po përballemi me sfida të pazakonshme në kohë të COVID-19, të cilat, për fat të keq, i thelluan pabarazitë gjinore të para pandemisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tha presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij me rastin e 25 vjetorit të Konferencës së Katërt Botërore për Gratë, që u mbajt në kuadër të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në temë “Përshpejtim i realizimit të barazisë gjinore dhe emancipimit të të gjitha grave dhe vajzave”.
Ato vetëm e theksojnë rëndësinë e vizionit global transformues për emancipimin e grave dhe vajzave, në përputhje me atë që është konfirmuar në Deklaratën e Pekinit dhe Platformës për aksion, theksoi presidenti Pendarovski, në fjalimin e tij dërguar përmes video porosisë.
“Çerek shekulli më vonë, përcaktimet e Konferencës së katërt botërore mbeten rikujtues i fuqishëm i punëve tona të ndërmarra jo të tërësishme, por, edhe inspirim për mobilizim dhe për përgjegjësi mbi detyrat që i ndërmorëm për barazi gjinore”, theksoi presidenti Pendarovski.
Ai gjithashtu shtoi se Maqedonia e Veriut është midis shteteve anëtare që e mbështetën Deklaratën e Pekinit dhe u obliguan të arrijnë barazi gjinore nëpërmjet heqjes së barrierave sistematike dhe mundësimit përkatës të të drejtave dhe lirive të barabarta për të gjitha gratë.
“Gjatë dy dekadave të fundit, e përmirësuam legjislacionin dhe vendosëm mekanizma institucionalë për përparimin e barazisë gjinore. Bëmë një përparim të theksuar në arsim, një përparim të pjesshëm mbi shëndetin dhe të drejtat reproduktive të grave dhe në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna familjare gjinore”, theksoi Pendarovski.
Gjithashtu ai bëri të ditur se në Maqedoninë e Veriut, është arritur përparim i theksueshëm në pjesëmarrjen politike të grave si rezultat i kuotave për përfaqësim në Kuvend.
“Në përgjithësi, 78% e planeve zhvillimore nacionale janë harmonizuar me qëllimin e pestë të zhvillimit të qëndrueshëm – arritja e barazisë gjinore”, tha presidenti në fjalimin e tij.
Ai tha se kemi një rrugë të gjatë deri në plotësimin e ndryshimeve të domosdoshme të përcaktuara në Deklaratën e Pekinit. Përparimi është ende i pamjaftueshëm për tejkalimin e barrierave kur bëhet fjalë mbi punësimin, diskriminimin në tregun e punës, dallimi gjinor në rrogat dhe punën pa pagesë në shtëpi.
“Ne morëm obligimin të punojmë mbi qëllimin e pestë për zhvillim të qëndrueshëm, sidomos mbi eliminimin e të gjitha formave të dhunës mbi gratë, qasjen e tyre në drejtësi dhe pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse në çdo nivel dhe qasjen e barabartë te burimet ekonomike. Paralelisht me të gjithë këtë, kemi një sfidë kolosale, t’i ndryshojmë të gjitha stereotipat gjinorë”, tha Pendarovski.
Në fund të fjalimit të tij presidenti shtoi se nuk guxojmë t’i humbim arritjet nga dekadat e kaluara dhe se duhet t’i mbështesim lëvizjet feministe, përmes punës me përkushtim dhe bashkëpunimit multilateral në nivel nacional, rajonal dhe global.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”