Presidenti Stevo Pendarovski në një prononcim për “TV 21”, në lidhje me ngjarjet e fundit me Bashkësinë Fetare Islame, ka kërkuar që liderët fetarë të thirren në sjellje të përgjegjshme të qytetarëve gjatë festave fetare dhe të dënojnë çdo sjellje që është në kundërshtim me to.
“Presidenti konsideron se liderët fetarë duhet të thirren në sjellje të përgjegjshme të qytetarëve gjatë kohës së festave fetare, dhe ta dënojnë çdo sjellje që është në kundërshtim me masat e rekomanduara nga organet shtetërore. Një nga punët kryesore që na ka mësuar pandemia është se pa dallim se cilës shoqëri i takojmë, të gjithë njëjtë jemi para sulmit të virusit korona dhe për këtë është e nevojshme të jemi të kujdesshëm, solidar dhe bashkërisht ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve”, tha Pendarovski.
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...