Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down, presidenti Stevo Pendarovski dërgoi një mesazh me të cilin kërkoi që të thyejmë stereotipet, të fokusohemi në funksionalitetin dhe zhvillimin e aftësive të personave me Sindromën Down.
“Dita Botërore e Sindromës Down, dita e 21-të e muajit të tretë, si simbol i tre kopjeve të kromozomit 21 të mbajtur nga personat me Sindromën Down, është vetëm një nga një sërë rastesh që na kujtojnë atë që kemi bërë për njerëzit që jetojnë me këtë situatë dhe cilët janë hapat në të ardhmen që duhet të ndërmarrim për të siguruar një jetë të barabartë dhe cilësore.
Jam i bindur se duke ndërgjegjësuar vazhdimisht opinionin dhe duke forcuar shërbimet gjithëpërfshirëse, mund t’u mundësojmë bashkëqytetarëve tanë me Sindromën Down të kenë një jetë të plotë, të bazuar në barazi dhe mosdiskriminim.
Le të thyejmë stereotipet, të fokusohemi në funksionalitetin dhe zhvillimin e aftësive të personave me Sindromën Down, për t’u dhënë atyre hapësirë në shoqërinë tonë të përbashkët.
Për të integruar pa probleme personat me Sindromën Down në shoqërinë në tërësi, kemi nevojë për zbatim të planifikuar dhe të koordinuar të aktiviteteve të të gjitha palëve të interesuara: institucionet shtetërore, institucionet shëndetësore, institucionet arsimore, qendrat sociale dhe organizatat e shoqërisë civile.
Shpreh mbështetjen time të parezervë për të gjithë prindërit dhe familjet e personave me Sindromën Down, dhe mirënjohje për të gjitha institucionet dhe individët e përfshirë në procesin e tyre arsimor, kujdesin mjekësor dhe mbrojtjen sociale”, thuhet në mesazhin e Pendarovskit.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...