Në marshin tradicional të ditës së gruas organizuar nga forumi i grave të LSDM, kandidati për kryetar shteti, Stevo Pendarovski tha se beson fuqishëm se mbledhje e këtillë kontribuon në ngritjen e zërit.
“Jam i bindur se bota do të jetë vend më i mirë për jetesë nëse të gjithë jemi të barabartë”, tha Pendrovski duke shtuar se bota nuk do të jetë e njëjtë pa praninë e grave, pa inspirimin dhe kreativitetin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij mbledhja e sotme duhet të jetë inkurajim për mundësi të barabarta për të gjithë.
Përndryshe forumi i grave të partisë në pushtet, LSDM në Shkup mbajti marsh për të shënuar ditën ndërkombëtare të gruas.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...