Sot ne nderojmë veçantinë tonë, themelin tonë identitar dhe krenarinë gjuhësore, gjuhën tonë maqedonase. Gjuha e Koneskit, Shopovit, Janevskit dhe të gjithë krijuesve të fjalës letrare maqedonase që janë pasqyrë e origjinalitetit. Gjuha jonë është edhe e drejta jonë themelore e njeriut, e drejta për vetëvendosje dhe shprehje, tha presidenti maqedonas Stevo Pendarovski me rastin e 5 majit, Ditës së gjuhës maqedonase.
Pendarovski u shpreh se gjuha maqedonase është e afirmuar në botë dhe ka vendin e vet në familjen gjuhësore sllave, falë gjeneratave të kaluara, gjuhë kjo të cilën sot maqedonasit e nderojnë dhe e festojnë.
“Nuk duhet harruar asnjëherë lufta e të parëve tanë për të vërtetuar veçantinë e gjuhës maqedonase dhe të drejtën e përdorimit të saj, e cila ishte e vështirë dhe me plot sfida. Nuk është më pak e lehtë sot, përballja me sfida të reja, të imponuara, por në frymën e vlerave evropiane dhe parimit tonë të respektimit të diversitetit, ne do të vazhdojmë të theksojmë shenjën tonë të shenjtë, tjetërsinë tonë, shtyllën tonë të identitetit. Tradita e shkruar shumëshekullore që na lanë është dëshmia më e madhe për veçantinë e gjuhës maqedonase”, tha Pendarovski.
Presidenti Pendarovski u shpreh se obligimi për të ruajtur gjuhën nuk është vetëm borxh ndaj paraardhësve, por edhe pasardhësve maqedonas, ndaj trashëgimisë kulturore të qytetërimit njerëzor si dhe kulturës evropiane.
“Siç do të thoshte Misirkovi ynë: Dashuria ndaj gjuhës kombëtare është borxhi dhe e drejta jonë. Ne nuk jemi të detyruar ta duam gjuhën tonë sepse pavarësisht nesh ajo është edhe e jona, siç është babai ynë”, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në mesazhin me rastin e 5 majit – Ditës së Gjuhës Maqedonase.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...