Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të thirrur nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, anëtarët njëzëri kanë konstatuar se gjendja politike dhe e sigurisë në vend është e qëndrueshme.
“Në mbledhje biseduam për gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë në vendin tonë dhe rajon. Janë sjellë disa konkluzione. Anëtarët e Këshillit konstatuan se gjendja e sigurisë është stabile dhe nuk ka rrezik për integritetin territorial të vendit. Organet e sigurisë janë të gatshme për veprim”, tha Pendarovski.
Sipas Pendaroivskit në mbledhje është diskutuar edhe për tensionin mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Maqedonia është e obliguar si anëtare e NATO-s që të bëj përgatitjet, të gjitha përgatitjet, varësisht zhvillimeve në këtë anë të botës. RMV-ja është për t’i dhënë shanse dialogut dhe jo veprimeve tjera ushtarake. Ky vend i botës edhe më tej mbetet zonë e rrezikut”, tha Pendarovski./telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...