Google ADS

Pendarovski-Gashi: Të gjithë partitë të japin kontribut për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në

20:59 | 21 Maj 2019
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot takoi kryetarin e partisë Alternativa, Afrim Gashi.

Në takim u konstatua nevoja që të gjithë partitë publike të japin kontribut në periudhën kur Republika e Maqedonisë së Veriut po pret datë për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryetari i Alternativës, Gashi e uroi Pendarovskin për funksionin e ri dhe i dëshiroi sukses në punën e tij të re./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme