Google ADS

Pendarovski falënderon Senatin amerikan edhe në shqip

23:29 | 23 Tetor 2019
Arbresh.info

Kryetari i Maqedonisë, Stevo Pendarovski falënderoi Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Falënderojmë për SHBA-të për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin tonë në NATO në Senat. Partneriteti strategjik SHBA-Maqedoni e Veriut vazhdon në Aleancën duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin global”, shprehet Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pendarovski këtë falënderim e shkroi edhe në gjuhën shqipe edhe në gjuhën angleze.

Ndryshe, dje Senati amerikan me 91 vota ‘për’ dhe dy kundër votoi për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Të ngjashme