Kandidati presidencial, Stevo Pendarovski sot nga takimi me banorët e Mogillës porositi se vetëm politika e matur, politika që ka vizion dhe strategji se si ta arrijë qëllimin e projektuar, e din si nga oponentët e vet të bëjë miq dhe aleatë, në interes të qytetarëve, të të rinjve.
“Nisën gjërat, filluam të lëvizim dhe prandaj duhet të vazhdojmë. Ministrat tanë ulen në tryezë të njejtë me përfaqësuesit më të fuqishëm në botë, në ulësen tonë në NATO. Me shekuj me radhë forca të tjera vendosnin për ne. Tani jemi së bashku në tryezë. Nëse vazhdojmë me këtë tempo, edhe krahas pengesave të opozitës, do të marrim datë për negociata, me çka na hapen fondet evropiane prej 900 milionë euro në vit. Ky është përfitim për të gjithë, por më së shumti për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre”, tha Pendarovski. Sipas tij, vetëm politika e matur do të na çojë përpara. “Me zënka brenda, me fqinjët dhe me më të mëdhenjtë në botë kemi vetëm dëm. Oponentët tanë thonë se do të shkatërrojnë gjithçka bëri pushteti aktual. Me atë do të kemi vetëm bllokada dhe regres. Më 21 prill dhe më 5 maj, të mobilizohemi të gjithë. Nuk mund të ulemi në shtëpi dhe të presim që dikush tjetër ta kryejë punën. Sllogani im është “Së bashku përpara”. Prandaj të punojmë të gjithë, sepse perspektivat e hapura drejt BE-së dhe NATO-sjellin përfitime të fuqishme ekonomike për shtetin tonë dhe për të gjithë qytetarët, për të rinjtë. Rruga është trasuar, ndalesë nuk ka, shkojmë përpara”, porositi Pendarovski nga Mogilla./Shenja/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...