Mundësi e dytë për Stevo Pendarovskin që të ulet në kolltukun presidencial në Vodno. Pas humbjes nga Gjorgje Ivanov pesë vjet më parë, ai tani po hyn përsëri në garë si një kandidat konsensual i LSDM-së dhe BDI-së, së bashku me një koalicion prej tridhjetë partish. Sot ai nuk ishte në dispozicion për mediat, por përmes Facebook-ut këtë mëngjes i falënderoi mbështetësit.
Ata bënë një lëvizje politike të pa precedentë, pas pesë vjetësh për të më dhënë sërish një mundësi të hy në garën presidenciale, pasi në vitin 2014 ishim të gjithë subjekt i inxhinierisë brutale të zgjedhjeve. Qytetarë të respektuar nga dje më dhatë përgjegjësi të madhe politike – tha Stevo Pendarovski.
Pendarovski është jurist i diplomuar, profesor dhe analist. Ai është 56 vjeç, i martuar, baba i një fëmije. Ai filloi karrierën e tij profesionale në departamentin e analitikës në Ministrinë e Brendshme, ku punon paralelisht edhe si zëdhënës. Për dy vjet ishte kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Në fushën e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme, ka këshilluar dy presidentë, Boris Trajkovskin dhe Branko Crvenkovskin. Pas ardhjes së LSDM-së në pushtet të kryesuar nga Zaev, shkurt kohë ishte deputet, ndërsa tani Pendarovski është koordinator kombëtar për në NATO.
Ai është një profesor doktor në fushën e sigurisë ndërkombëtare, globalizimit, politikës së jashtme. Kandidatura e tij do të zyrtarizohet nesër në Kongresin e LSDM-së. Kundërshtarë në garën presidenciale të Pendarovskit janë Gordana Siljanovska – Davkova nga VMRO-DPMNE dhe Blerim Reka kandidat i Besës dhe Aleancës për Shqiptarët./AlsatM/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...