“E di se Bashkimi Evropian merret me veten, por duhet ta dijë se në Ballkan jemi 30 vjet në tranzicion dhe duhet të shohim dritë në fund të tunelit”, deklaroi sot presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, në intervistë për televizionin “N1”, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, që u mbajt në Sarajevë.
Ai tha se pret që Maqedonia e Veriut në vjeshtë t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE, përcjell telegrafi maqedoni.
“Të them hapur ne në Maqedoninë e Veriut jemi pak të shqetësuar nga deklaratat e dyfishta të Komisionit Evropian si tërësi. Vitin e kaluar në Sofje në samit, kishim formulim të pastër dhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të fillojnë negociatat, gjegjësisht do të marrin datë në qershor 2019. Kjo nuk ndodhi. Ne jemi të bindur nga zyrtarët e njohur gjermanë, se kjo është vetëm shtyrje teknike, e pranuam dhe do të presim deri në shtator për vendimin e Bundestagut dhe deri në tetor për vendimin e BE-së. Megjithatë, e parashtrojmë pyetjen: çfarë nëse ndonjë kuvend i ndonjë vendi tjetër, për arsye të njëjta teknik e shtyn procesin, pasi atje ka vendosje me parimin e konsensusit”, thotë Pendarovski.
Sa i përket ndryshimit të pushtetit në Greqi, Pendarovski tha se nuk pret ndryshim tek pala greke në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, por pret qëndrim më të ngurtë në lidhje me zbatimin e marrëveshjes.
Ai në këtë intervistë e përsëriti qëndrimin se transformimi i brendshëm i BE-së dhe nisja e bisedimeve me vendet kandidate duhet të zhvillohet paralelisht.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...