Google ADS

Pendarovski: Do të vaksinohem kur të vijë radha, pa e zgjedhur vaksinën

14:34 | 5 Prill 2021
V. S.

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka konfirmuar se para disa ditësh është paraqitur në ueb faqen për vaksinim duke shtuar se do të vaksinohet sipas planit shtetëror të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ai thotë se nuk do ta zgjedhë vaksinën dhe do ta merr atë që do të jetë e mundur në momentin kur do t’i vijë radha.

“Kuptohet se do të vaksinohem me vaksinën që do të jetë e kapshme në atë moment. Këtë e them pasi ekzistojnë kontroverse për lloje të ndryshme të vaksinave dhe mund t’ju siguroj se gjithçka që është miratuar në vendin tonë nga autoriteti dhe pushteti kompetent është e verifikuar”.

“Të gjitha vaksinat që janë importuar dhe aplikohen për qytetarët tanë janë 100 për qind të kontrolluara si të vaksinoheni në cilindo shtet evropian”, deklaroi Pendarovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në promovimin e sotëm të pullës postare me rastin e 100 vjetorit nga lindja e Bllazhe Koneskit.

Ai shtoi se nuk ka nevojë për dyshime pasi dikush vaksinohet me vaksinë të caktuar, sepse pretendohet se ka qenë më e sigurt nga tjerat./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme