Google ADS

Pendarovski: Dilni në mënyrë masive në votime

14:49 | 26 Prill 2019
Arbresh.info

Kandidati i përbashkët i partive në pushtet për president, Stevo Pendarovski nga Qyteti i Velesit tha se me rrethimin e numrit tre, qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të turpërohen më nga presidenti i tyre. Pendarovski kërkoi mobilizimin e qytetarëve për të votuar në rrethin e dytë, me qëllim që të mos vijë përsëri në Vilën Vodno president i mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja. Qytetarëve të Velesit, Pendarovski u premtoi se do të ketë përmirësim edhe në ekonomi, ndërsa kjo gjë sipas tij do të arrihet duke përmirësuar ende më shumë marrëdhëniet me shtetet fqinje dhe shtet anëtare në BE.

Unë jam mëse i sigurtë se kemi një numër të madh qytetarësh të cilët e dinë se kjo nuk është vetëm retorikë boshe dhe premtime të cilat nuk realizohen. Ne treguam, struktura qeveritare në të cilën bëj pjesë edhe unë, se vërtetë realizojnë, se nuk I kanë vetëm fjalë, por se punon edhe në terren. 24/7 vërtet punon për shtetin, për popullin. Nuk punon për provizione, nuk punon për tender. Të nderuar, qytetarë të Velesit, deri më tani nuk keni asnjë shembull të vetëm, ministër të Qeverisë, apo kryeministër që I lajmërohet gjykatësit për t’i diktuar vendimin prej 10 apo 12 vitesh burg për oponentin politik. Nuk ka asnjë shembull të vetëm, ministër apo kryeministër të lajmërohet në ndonjë media për të porositur lajm për kundërshtarin e tij politik, propagandë politike apo të thonë “ largojini kritikat politikë ndaj qeverisë”-tha Stevo Pendarovski, kandidat për president./AlsatM/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme