Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka mohuar sot se ka ashpërsuar retorikën e komunikimit ndaj Bullgarisë, pas bllokadës për fillim të negociatave me BE-në, duke thënë se nuk guxojnë të bien në nivel rrugaçërie.
Ai vlerëson se qëndrimi i tij se Bullgaria nuk mund të akuzojë për mos respektim të marrëveshjes për miqësi dhe në të njëjtën kohë të shtojë disa kërkesa, nuk është tentim për t’u treguar si patriot më të mëdhenj nga fqinjët, njofton Portalb.mk.
“Unë mendoj se nuk e kam ashpërsuar retorikën aspak. Unë në atë intervistë vetëm tregoj se ata që janë kërkesat e fundit bullgare, nuk janë të përfshira në marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Mund t’i merrni të gjitha intervistat e mia paraprake, para pesë gjashtë muajsh, madje para një viti, nuk ka ashpërsim të retorikës apo tentim që të tregohemi patriot më të mëdhenj. Qëndrimi im është se ne nuk dëshirojmë të bien në nivel rrugaçërie në bisedimet me Bullgarinë, me Gjermaninë, në bisedimet më këdo qoftë. Ne në këtë moment kemi besim nga qytetarët që ta udhëheqim këtë shtet. Dhe ne jo vetëm në këto kontest, ne duhet të tregojmë se gjeografikisht jemi shtet evropian në të cilin ka qeverisja demokratike, e cila qeveris në mënyrë demokratike dhe shprehet në mënyrë evropiane. Jo vetëm në këtë moment, asnjë moment nuk është i mirë që me patriotizëm të rrejshëm të bëni rejting politik”, tha Pendarovski.
Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev tha se nëse bisedohet në tavolinë me Mickoskin, mund të nxirren vetëm motive për zënka të reja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.
“Vazhdojmë me retorikë miqësore. Retorikë të dialogut, dhe jo retorikë të krijimit të konflikteve. Ne me Bullgarinë kemi komunikim në të gjitha nivelet. Kuptohet është dominonte komunikimi mes dy ministrave të Jashtëm. Grupet punuese punojnë dhe mbajmë shpresë që të bëjmë gjithçka, nëse ajo është e mundur, deri në fillimin e dhjetorit, përkatësisht mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ne jemi miq me Bullgarinë. Sado të jetë e vështirë dhe e dhimbshme ajo që e ndjejmë si padrejtësi, megjithatë duhet të gjejmë zgjidhje evropiane, nëpërmjet dialogut, kreativitetit, bisedimeve, duke mirëkuptuar mes njëri tjetrit për pozicionet tona. Vetëm përmes mënyrave të tilla do ta bëjmë atë. Dërgoj porosi për narrativ i cili do të na mbaj miq me fqinjët”, tha Zaev.
Marrëveshja për fqinjësi të mirë nuk krijon bazë juridike për bllokim, tha Pendarovski.
Në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt të martën, nuk u miratua korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut pasi Bullgari i vendosi veto, kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut.
Bullgaria kërkon respektimin e formulës për gjuhën nga viti 1999 dhe të konfirmuar me marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë, udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2017, tekst shumë të qartë, në të cilin do të theksohet se Maqedonia nuk ka pretendime për pakicën maqedonase në Bullgari. Shteti fqinj kërkon që këto kushte të përfshihen në kornizën negociuese.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...