Google ADS

Pendarovski dënon sjelljen ndaj futbollistit Ezxhan Alioskit

16:30 | 14 Qershor 2019
A. B.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dënoi sjelljen e punonjësve të një lokali në Prilep që praktikisht dëboi futbollistin Ezxhan Alioskin dhe familjen e tij vetëm për shkak se ai fliste në gjuhën shqipe.

“Ajo çka ndodhi me Ezxhan Alioskin tonë është e papranueshme dhe për ta dënuar. Dallimet duhet të na bashkojnë, jo të na ndajnë. Kështu është në sukseset, por edhe në dështimet e çdo fushe. Unë jam i bindur se shumica e qytetarëve tanë bën dallime vetëm në bazë të asaj që është e drejtë dhe e gabuar dhe jo në bazë të asaj se çfarë gjuhe flisni, se si ndjeheni apo si dukeni. Unë jam i bindur se shumica e qytetarëve tanë besojnë dhe mbrojnë se të gjithë duhet të kenë mundësi të barabarta në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pasuria e vendit është në shoqërinë multikulturore të cilën po ndërtojmë të gjithë”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se Ezxhan Alioski deri më tani ka luajtur 28 ndeshje në gara të ndryshme, duke folur gjuhën që ai di më së miri në fushë me 5 gola dhe 6 asistime dhe duke përfaqësuar vendin në kampionatin e Anglisë.

Nga Ministria e Brendshme mbrëma kanë marrë në pyetje përfaqësuesit e lokalit në Prilep, pas reagimit të lojtarit të Leeds United.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme