Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka biseduar me telefon me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Pendarovski thotë se kanë biseduar për sfidat aktuale të mbrojtjes, politikës, sigurisë, si dhe sfidat energjetike në Evropë dhe më gjerë.
“Bisedë telefonike me Jens Stoltenberg për sfidat aktuale të mbrojtjes, sigurisë, politike dhe energjetike në kontinent dhe më gjerë. Si një aleat i dëshmuar, Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj misionit të NATO-s për të siguruar paqen dhe stabilitetin si në rajon ashtu edhe në atë global”.
“Aleanca duhet të vazhdojë përpjekjet e saj për të mbështetur Ukrainën në mënyrë që të stabilizojë situatën në të gjithë zonën e sigurisë euroatlantike”, ka shkruar Pendarovski në Facebook./arbresh.info/
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...