Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Grave, presidenti maqedonas Stevo Pendarovski porositi se barazia gjinore është parakusht për shoqëri të lirë, të zhvilluar, demokratike, të drejtë dhe të hapur.
“Sot kur e shënojmë luftën e grave për barazi ekonomike, politike dhe sociale, si dhe arritjet në shumë sfera, si dhe arritjet në shumë sfera, të kujtohemi se lufta për të drejtat e grave është e përditshme dhe ende është luftë për barazi dhe jetë dinjitoze”, thuhet në urimin e presidentit Pendarovski.
Ai theksoi se krahas vetëdijes së rritur për të drejtat e grave, zgjidhjet dhe programet e miratuara ligjore, në rrugën drejtë unitetit na mbeten shumë sfida sa i përket zbatimit dinjitoz të politikave, si dhe në kuptim të arsimit dhe ndryshimit të stereotipeve dhe normave gjinore.
Shefi i shtetit dhe komandanti suprem i forcave të armatosura në urim thekson se konfliktet dhe operacionet paqësore na tregojnë se gratë munden njëjtë të jenë në radhët e para, me vendosmëri të luftojnë për drejtësi, të kontribuojnë në zgjidhjen e konflikteve, ndërsa shpesh herë pikërisht gratë janë viktimë e krimeve të luftës.
“Jo vetëm sot, çdo ditë është e nevojshme që të respektojmë guximin e grave në[ konfliktet e luftës dhe rolin e tyre në pajimin”, tha presidenti Pendarovski.
Në urimin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, presidenti foli edhe për pandeminë, e cila, siç tha, na përballim me pabarazi të rritur në shumë sfera.
Kemi përgjegjësi të përbashkët, tha Pendarovski, të bëjmë vlerësim se si i marrim vendimet dhe politikat publike të cilat i krijojmë ndikojnë te gratë.
Ai potencoi se barazia gjinore është parakusht për shoqëri të lirë, të zhvilluar, demokratike, të drejtë dhe të hapur.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...