Integrimi evropian nuk mund të jetë qëllim dhe prioritet i vetëm një grupi politik. Është një projekt kombëtar që të gjitha partitë relevante politike e kanë përkrahur që nga fillimi i pavarësisë së Maqedonisë e deri më sot, tha presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në panelin e sotëm: “Në rrugën evropiane: Reforma të reja, mundësi të reja!”.
Pendarovski u bëri thirrje të gjitha palëve të interesuara politike, si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, që në mënyrë konstruktive të përfshihen në proces dhe të kontribuojnë në zhvillimin e qetë të rrugës evropiane.
“Duke pranuar propozimin francez, ne tejkaluam bllokadën bullgare. Në këtë moment nuk mund të përjashtojmë mundësinë e provokimeve të mundshme në të ardhmen nga subjekte politike me pikëpamje anakronike, si dhe kërkesa joparimore dhe në thelb joevropiane që do të cenojnë standardet tona identitare.
Për të vazhduar negociatat do të jetë i nevojshëm një konsensus kombëtar për ndryshimet kushtetuese, të cilat do të duhet ta bëjmë sërish në emër të së ardhmes evropiane. Por, në këtë çasje duhet të hyjmë të planifikuar dhe pa nxitim dhe ai proces duhet të ndodhë aq sa do të jetë e nevojshme që të mos hapen plagë të reja në strukturën e kombit maqedonas”, tha ndër të tjera Pendarovski.
Presidenti është thellësisht i bindur se negociatat për anëtarësim në BE do të jenë një faktor stabilizues jo vetëm për vendin tonë, por edhe një sinjal pozitiv për të gjithë rajonin./Telegrafi/
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës