Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi u prit në një takim nga homologu grek Nikolaos Panagiotopoulos, një ditë pasi Athina zyrtare iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Shqipërisë për të dërguar një avion për shuarjen e zjarreve në Sazan.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Peleshi u shpreh se të dy vendet anëtare të NATO-s janë të gatshme të zgjerojnë dhe intensifikojnë më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
Sipas Ministrit të Mbrojtjes, bashkëpunimi pritet të fokusohet në edukimin ushtarak shëndetësi, stërvitjet e përbashkëta si dhe angazhimet në rajonin e Ballkanit si në rastin e KFOR. /arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...