Për shkak të pauzave të shumta, replikave dhe kundër-replikave, deputetët ende nuk arritën që me procedurë të shkurtuar t’i votojnë ndryshimet e ligjeve për të falimentuarit, për pagë minimale, për pezullimin e taksës së radidifuzionit, si dhe të ligjit për studime të mjekësisë.
Debati ngeci pikërisht në ligjin e fundit, ku deputeti Sasho Vasilevski nga OBRM-PDUKM-ja opozitare, i kritikoi ndryshimet e propozuara, ndërkaq Frosina Remendski nga LSDM-ja në pushtet përkujtoi dhunën e 27 prillit për të cilën akuzoi se në të ka marrë pjesë edhe Vasilevski.
Vijuan madje dy pauza për, siç kërkoi deputeti Antonio Milloshoski, qetësimin e gjakrave. Pas tyre vijuan replika dhe kundër-replika maratonike, mes deputetëve opozitarë dhe deputetes Shehtanska lidhur me atë se kush dëshiron studentëve të mjekësisë t’ua shkurtojë arsimimin cilësor, në mandatin e të cilëve kanë ndërruar jetë shumë foshnje dhe që ka shkatërruar shëndetësinë e Maqedonisë.
Të kota ishin kërkesat e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, që të mos kërkohen pauza dhe të ulet numri i replikave, ndaj propozoi që deputetët gjatë pauzës të mendojnë se me çfarë sjellje do të vazhdojnë seancën.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...