Më datën 16.03.2022, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.A. (45) nga Shkupi.
Ajo dyshohet se në periudhën e kaluar ka kryer vjedhje të rënda në tri banesa në Shkup, gjatë të cilave ka vjedhur flori me vlerë të përgjithshme prej 960.000 denarë.
Ajo është denoncuar më datën 14.03.2022 nga pronaret e tri banesave, ku herë pas here ka qenë e angazhuar për pastrim, se e ka shfrytëzuar besimin e tyre dhe në më shumë raste ka marrë sasi më të madhe të floriri prej ari.
Më datën 16.03.2022, në bazë të urdhërit gjyqësor, janë kryer bastisje në shtëpinë e M.A. dhe në shtëpinë e nënës së saj, gjatë të cilave është gjetur një pjesë e floririt, i cili u është kthyer pronarëve. M.A. është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër saj do të parashtrohet kallëzim përkatës./arbresh.info/
Çmenduria e tifozëve para El Clasico-s në “Santiago Bernabeu...
Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për Sali Berishën...
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Të paktën 33 të vrarë nga sulm...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Moti sot me diell dhe vranësira
Shkrumbohet një banesë në Lushnje