Reshjet e shiut në 24 orët e fundit në zonën e komunave Jabllanicë, Konjiq, Kiseljak, Fojnicë dhe Kreshevë kanë shkaktuar probleme të mëdha për banorët e atyre komunave në Bosnje dhe Hercegovinë.
Siç raporton mediumi N1, ka viktima dhe numër të madh të lënduar dhe të zhdukur, përcjell Arbresh.info
“Për shkak të rrëshqitjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut është në rrezik një numër i madh i popullatës, me informacione se ka viktima si dhe një numër të madh të lënduar dhe të zhdukur”, njoftoi Administrata Federale e Mbrojtjes Civile. Ministri i linjës konfirmoi informacionin se ka viktima.
“Trafiku, lidhjet telefonike dhe interneti janë të ndërprera. Duke filluar nga Mostari, në Dreznicë, një përrua i madh i Drezhankës shkatërroi disa ura, rrëmbeu rreth 20 vetura dhe tani për tani nuk kemi informacion për viktima njerëzore në atë zonë. “Për shkak të rrëshqitjes së dheut rruga M-17 në drejtim të Jabllanicës së Jashtme është e pakalueshme”, thuhet në raport, ndërsa nga terreni ka ardhur informacione se dy persona kanë mbetur të vdekur.
“Situata më e vështirë, sipas informacioneve nga terreni, është në Jabllanicë dhe në rrethinat (Buturović Polje, Ostrožac, Čelebići) ku ka pasur një numër të madh të rrëshqitjeve të dheut nëpër shtëpi, rrëshqitje të dheut në rrugë dhe vërshime të shtëpive që ndodhen nga liqeni”, njoftoi Mbrojtja Civile.
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...