Pasi shpëton qeveria greke është radha e Marrëveshjes së Prespës

17:06 | 17 Janar 2019
Arbresh.info

Pasi Qeveria “Cipras” morri votëbesimin nga Kuvendi grek, tani është e hapur rruga për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës. E njëjta të premten do të hyjë në procedurë parlamentare. Këtë e njoftoi kreu i Kuvendit grek Nikos Vicus.

Në fjalimin para deputetëve, kryeministri grek tha se marrëveshja për emrin nuk është aspak e dëmshme për Greqinë dhe se në notën e protokollit të dërguar nga MPJ e Maqedonisë është sqaruar qartë çështja e identitetit dhe gjuhës Maqedonase.

Termi kombësia i referohet vetëm kombësisë dhe nuk përcakton ose paragjykon çështjen e shtetësisë së Maqedonisë së Veriut, ndërsa gjuha zyrtare siç thuhet në marrëveshja, është e njohur nga OKB-ja dhe i përket grupit të gjuhëve sllave jugore- deklaroi Alexis Cipras, kryeministër i Greqisë.

Votëbesimin e Qeverisë, kreu i opozitës greke Kyriakos Micotakis e quajti votë për Qeverinë rebele. Ai porositi pushtetin që të mos tentoj të bëjë hapa të fshehur për ta kaluar Marrëveshjen e Prespës në Komisionin amë në Parlament.

Harrojeni procedurat e shpejta dhe procedurat e fshehura për të shkuar përtej Marrëveshjes së dëmshme të Prespës. Dhe mos mendoni të bëni ndryshime në përbërjet e komisioneve parlamentare me ata që keqpërdorin forcat e vërteta të grupeve parlamentare- deklaroi Kyriakoc Micotakis, kryetar i Demokracisë së Re.

Pas votëbesimit, vëmendje e posaçme i kushtohet partisë POTAMI. Përfaqësuesit e saj pritet të vendosin nëse do të mbështesin apo jo marrëveshjen në Kuvend. Nënkryetari i POTAM-it Jorgos Mavrotas, ka dhënë sinjale pozitive, duke i cilësuar si pozitive sqarimet e dhëna në protokollin e dorëzuar nga MPJ-ja e Maqedonisë. Ai hodhi poshtë zërat se partia që përfaqëson është nën presion nga jashtë./AlsatM

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme