Deri kur doli përgjimi, kryeministri Zoran Zaev nuk e ka ditur se nuk ka biseduar me presidentin e vërtetë të Ukrainës Petro Poroshenko por me parodistët rus.
Këtë e konfirmoi vetë Zeav i cili në disa raste ka qenë ai i cili i ka telefonuar parodistët, duke shtuar se i ka dërguar edhe fotografi nga takimet me liderë botëror.
“Në atë komunikim që kemi pasur, po. Ashtu siç më kanë kërkuar ata i kam kërkuar edhe unë duke besuar se është presidenti Poroshenko” tha Zoran Zaev.
Zaev shtoi se protokolli nuk mund ta kufizojë atë për të komunikuar me homologët e tij dhe liderët e vendeve siç i quan ai mike të Maqedonisë së Veriut. Ish kryeministri teknik dhe kryetar i Komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të posaçme hetuese në Kuvend, Emil Dimitriev thotë se kryeministri Zoran Zaev ka gabuar në momentin kur ka tejkaluar kompetencat protokollare dhe ka biseduar jo zyrtarisht. Sipas tij, këshilltarët për siguri në kabinetin e tij është dashur ta këshillojnë se komunikimi përmes kanaleve zyrtare, eviton mundësinë e keqpërdorimit të bisedave.
“Rasti është skandaloz në disa aspekte, duke filluar nga mënyra se si ka ardhur deri tek komunikimi, përmbajtja e bisedës etj. Nuk është mirë për një shtet që të jetë në mediat botërore në këtë kontekst. Nga përvoja ime, mendoj se duhet respektuar vetëm bisedat zyrtare, me cka do t’i shmangeni kontaktit të gabuar me persona që prononcohen në emër tjetër. Unë kur isha në krye të Qeverisë kam aplikuar kontaktet përmes kanaleve zyrtare, sepse në të kundërtën futeni në rrezikun si ky- deklaroi Emil Dimitriev, Ish-kryeministër teknik.
Jo zyrtarisht mësohet se të enjten kryeministri Zaev do të pres në takim ambasadorin rus Sergej Bazdnikin. Përfaqësia diplomatike e federatës ruse ditë më parë u prononcua për skandalin e kryeministrit, nga ku theksuan se nuk duan të komentojnë vepra të artistëve.
Ministria e Jashtme thotë se nuk ka bazë për të thirrur në bisedë ambasadorin rus në vend, për faktin që nuk posedon informacione për të ashtuquajturit “Vovan dhe Leksus” se kanë lidhje me institucionet e Federatës Ruse.
Ndërkohë Prokuroria Publike është duke punuar për të konstatuar nëse në bisedën e Zaev me Poroshenkon e rrejshëm ka bazë për padi penale ndaj shtetasve rus.
Të hënën mbrëma, dy parodistët rus “Vovan dhe Leksus” publikuan telefonatat me kryeministrin Zaev, ku ky i fundit ka menduar se është duke biseduar me presidentin ukrainas Poroshenko dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jons Stoltenberg. Zaev pranoi se është viktimë e shtetasve rus, duke shtuar se ky lëshim është për shkak të sinqeritet dhe afërsisë së tij që ka me njerëzit në komunikim, shkruan Alsat.
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale