Ministri i Politikave Digjitale dhe Komunikimeve i Greqisë, Nikos Papas, ka deklaruar sot nga Shkupi se vizita e tij dëshmon se dy vendet paraqesin partner strategjik për njëri tjetrin.
Ai gjatë konferencës së përbashkët me gazetarët pas takimit me ministrin e Administratës, Damjan Mançevski, tha se është punë e qeverive që Marrëveshjen e Prespës ta bëjnë marrëveshje të qytetarëve, marrëveshje që prodhon rezultate të cilat e përmirësojnë jetën e qytetarëve të të dyja palëve. I pyetur se pse në vendkalimit kufitare për hyrje në Greqi, përpos vulave në pasaporta u kërkohen akoma edhe formulare, ai tha se çështjet e këtilla do të zgjidhen në bazë të afateve të parapara në Marrëveshjen e Prespës.
“Mendoj se Marrëveshja e Prespës është mjaft e detajuar dhe zbatimi do të ndodh në kornizat e parapara kohore. Vërejtjet e tilla do të zgjidhen në frymën e Marrëveshjes së Prespës e cila tanimë përdoret në mënyrë aktive”, tha ministri i Politikave Digjitale dhe Komunikimeve, Nikos Pappas.
Duke komentuar deklaratën e prefektit të Maqedonisë Qendrore të rajonit të Greqisë, i cili ka thënë se nuk do të ndryshojë tabelat ku tani shkruan Shkup me emrin e ri të shtetit, Papas shprehu bindjen se vendi i tij do ta zbatojë në tërësi marrëveshjen mes dy vendeve.
“Nuk ka dyshim që Greqia do ta zbatoj plotësisht Marrëveshjen e Prespës. Marrëveshja e Prespës ka përfundu dhe tanimë po zbatohet dhe deklaratat e tilla nuk janë në interes politik, ai duhet ta kuptoj atë. Në të dyja palët ka politikan të cilët i drejtohen popullit të tyre me gënjeshtra. Unë u takoj atyre që besojnë në përmirësim dhe se kjo do të ndërpritet”, tha ministri i Politikave Digjitale dhe Komunikimeve, Nikos Pappas.
Ministrat Papas dhe Mançevski pas takimit të sotëm nënshkruan edhe një Memorandum Mirëkuptimi. Po ashtu, ata paralajmëruan edhe roaming më të lirë mes dy vendeve, duke thënë se çmimet maksimale do të ulen deri në nivelin e atyre çmimeve që po ndryshojnë në BE. Memorandumi është aktiviteti i parë bilateral pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, ndërsa pritet që në të ardhmen të vijojnë marrëveshje bilaterale edhe në shumë fusha të tjera./Shenja/
Të martën vendoset “fati” i Shtëpisë së Bardhë, çfarë pritet...
Parashikimi i motit për të dielen
Sfida e çuditshme, kush heqë më shumë qime nga trupi do të s...
Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë dënon ashpër bllokimin e ...
Pas puthjes, Arioni e Diana nisin të flasin për fëmijë
Sulm izraelit në periferinë jugore të Bejrutit/ Një i vrarë ...