Pas kthimit nga orbita, astronauti rus së pari viziton Serbinë

16:40 | 22 Qershor 2021
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë të ditur se astronauti rus, Sergei Kud-Sverchkov, pasi kaloi 185 ditë në orbitë, vizitën e parë ka vendosur ta bëjë në Serbi, përcjell arbresh.info.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vuçiq ka treguar se astronauti rus bashkë me ekipin e tij do të vizitojnë fëmijët e sëmurë me kancer./arbresh.info/

Postimi i plotë:

“Astronauti rus Sergei Kud-Sverchkov kaloi 185 ditë në orbitë dhe pas kësaj ai erdhi për herë të parë për të vizituar Serbinë. Sot, ai dhe ekipi i tij do të vizitojnë fëmijët që vuajnë nga kanceri. Faleminderit për humanizmin dhe vëmendjen që u jepni pacientëve më të vegjël.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme