Ka ende shumë punë për të formuar një qeveri të re e qëndrueshme. Edhe pse është njoftuar, mazhoranca nuk mund të arrijnë të bien dakord për detajet e qeverisë së re deri në Kongresin e LSDM-së më 27 maj.
Burime nga shumica për portalin ‘sdk.mk’ thonë se negociatat me liderin e LSDM-së Zoran Zaev janë ndalur me Lëvizjen Besa, kurse me partnerët e tjerë të koalicionit të LSDM, BDI dhe Aleanca e shqiptarëve janë dakorduar për resorët dhe për intensitetin e zbatimit të programit qeveritar.
Burime nga shumica parlamentare për portalin në fjalë, megjithatë, thuhet se për ndarjen e resorëve është rregulluar, por problemi i madh është armiqësia mes BDI dhe Lëvizjes Besa.
“Nëse lëvizja Besa hyjnë në qeveri, atëherë resorët le ta japin na partia e Zaevit të cilat janë të parashikuara për LSDM-në. Ne nuk synojmë të devijojmë nga resorët tona”, thuhet nga burimet brenda BDI-së.
Nga Lëvizja Besa thuhet se, për të mbështetur qeverinë e re, kërkojnë nga LSDM-ja që mos të ketë persona të dyshuar për krim dhe të përfshihet edhe deklarata e nënshkruar nga palët shqiptare në Maqedoni në programin e qeverisë. Për LSDM-në është papranueshme kërkesa e tyre për një ridefinim të shtetit. Nga burimet e sigurta Besa nuk tërhiqet nga parimet e saja për ridefinim të shtetit.
Lideri i LSDM-së dhe mandatari për formimin e qeverisë së re, Zoran Zaev tha se pritet që në fillim të javës së ardhshme, Maqedonia të ketë një qeveri të re.
“Të gjithë udhëheqësit përpiqemi që deri në përfundim të kësaj jave të paraqesim propozimin për formimin e Qeverisë së re në Kuvend. Qytetarët presin rezultate, presin përmirësime, inicimin e reformave. Sipas rregullores, debati në Parlament duhet të zgjasë 48 orë, që do të thotë në fillimin e seancës së ardhshme duhet të ketë një qeveri të re “, tha dje në Bruksel lideri i LSDM-së Zoran.
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...