Pas festave deputetët i kthehen punës, sot vazhdon seanca e 71-të në Kuvendin e Maqedonisë

08:41 | 8 Janar 2019
Arbresh.info

Në Kuvendin e Maqedonisë sot duhet të mbahet seanca e 71-të, në të cilën në rend dite është propozim-ligji për garancën e Maqedonisë për obligimet nga marrëveshja për financim të autobusëve të rinj për Bashkinë e Shkupit, që është nënshkruar mes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Transportuese Publike – Shkup.

Deputetët gjithashtu do të shqyrtojnë projektligjet për ndryshimin e Ligjit për pagesat, Ligjit për rezervat e detyruara të naftës, si dhe Ligjit për shërbimet postare, Ligjit për bankat dhe Ligjit për të ardhurat publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu në rend dite janë edhe propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, Ligjit për kryqin e kuq, Ligjit për standardin e studentëve dhe ligje tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme