Pasi që mbrëmë Vilma Ruskovska u kërcënua se do të hap hetim financiar kundër gjykatësve të cilët vendosën që ish-prokurorja e PSP-së, Katica Janeva të lëshohet në arrest shtëpiak, nga Gjykata e Apelit për “Fokus” thonë se sot në mëngjes do të mbajë kolegjium, me çka do të dalin me një deklaratë zyrtare para opinionit.
“Në mëngjes do të mbahet kolegjiumi, me çka së shpejti do të ketë deklaratë para opinionit”, tha gjyqtarja Lidija Dimçevska.
Nga Gjykata e Apelit mbrëmë për “Fokus” thanë se aktvendimi i shkallës së parë është kundërshtuar dhe është vendosur masa e arrestit shtëpiak, së bashku me masat paraprake. Dokumentacioni mjekësore, sipas gjyqtarëve të apelit, sugjeruan që masa e arrestit shtëpiak mund të siguronte edhe praninë e Janeva.
Katica Janeva është e dyshuar për rastin “Haraçi” dhe ishte në paraburgim në burgun e “Shuto Orizares” që prej 21 gushtit./Telegrafi/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza