Qytetarët shqiptarë në zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit të kaluar shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj partive shqiptare dhe si shkak i kësaj votuan një opsion më ndryshe, gjegjësisht votuan LSDM-në, duke patur parasysh që kryetari i LSDM-së në fushatën parazgjedhore premtonte shumë më tepër për shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë në përgjithësi.
Duke patur parasysh që në një kohë të shkurtër do të kemi dhe zgjedhjet lokale, dhe shohim që vota shqiptare vetëm po përçahet dhe shanset janë të mëdha që disa komuna shqiptare të rëmbehen nga ato maqedonase. Disa nga këto komuna që rrezikohen janë Haraçina, Kërçova, Dibra, etj. Dhe sidomos pas ndodhive të tmerrshme që ndodhën më 27 prill në Parlament ku duket se LSDM dhe lideri i saj Zoran Zaev kanë fituar edhe më shumë simpati tek shqiptarët. Por apeli i analistëve politik deri te votuesit shqiptar është që ata ta dënojnë politikën shoviniste të VMRO-së vetëm në ato komuna ku do të garojnë dy apo më shumë kandidat maqedon, ndërsa në ato komuna shqiptare të votohen kandidatët shqiptar.
Politologu Mevlud Islami për Zhurnal ka deklaruar se zgjedhjet lokale pritet të jenë një test për partitë politike në Maqedoni. Sipas tij duke patur parasysh polaritetin e madh mes dy etnive kryesore në vend e propaguar nga DPMNE me politikë antishqiptare, Islami thotë se bashkimi i partive shqiptare ne prag te zgjedhjeve lokale posaqërisht në Kërçovë është i domosdoshëm.
“Zgjedhjet lokale pritet te jenë një test për partitë politike në Maqedoni. Vakumi kohor pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare deri te shpallja e zgjedhjeve lokale më shumë i ngjante nje kampanje parazgjedhore se sa subjektet politike kontribonin për daljen e vendit nga kriza. Gjithë kjo ndodhi falë populizmit shovinist të DPMNE-së dhe paraqitja e drejtave elementare të shqiptarëve në Maqedoni si hap drejt shkatërrimit të shtetit. Duke pasur parasysh polaritetin e madh mes dy etnive kryesore në vend e propaguar nga DPMNE me politikë antishqiptare, bashkimi i partive shqiptare ne prag te zgjedhjeve lokale posaqërisht në Kërçovë është i domosdoshëm dhe i patjetersueshëm duke lën anash gjitha mosmarrëveshjet e politikës ditore”, ka deklaruar Islami duke shtuar se në ato Komuna ku garojnë vetëm maqedonasit, votuesit shqiptar duhet të votojnë LSDM-në për ta dënuar politikën antishqiptare të DPMNE-së. raporton zhurnal.mk
“Moment tjetër i rëndësishëm që duhet bërë elektorati shqiptar ne Maqedoni është derdhja e votave shqiptare në konton e LSDM-së në ato komuna ku garojnë dy apo më shumë kandidat maqedon me qëllim që njëher e përgjithmon të defaktorizojnë çdo politik antishqiptare tani por edhe në të ardhmen”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu Mevlud Islami. /Arbresh.info/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...