Partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk kanë zgjedhur asnjë grua për poste ministrore në qeverinë e re.
Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët kanë deleguar në poste ministrore vetëm burra, ndërsa partitë maqedonase ua kanë besuar grave drejtimin e tri ministrive, ku bëjnë pjesë dhe dikasteri i Mbrojtjes.
Aktualisht, në procedurë është zgjedhja e zëvendësministrave. Në këtë listë në mesin e gjashtë kandidatëve të propozuar, figurojnë vetëm dy gra.
Në Kuvendin e Maqedonisë, partitë politike shqiptare janë të përfaqësuara me 20 ulëse, përderisa vetëm tri prej tyre u takojnë grave.
Një gjendje e tillë tregon se se partitë politike shqiptare në Maqedoni janë larg plotësimit të kërkesës ligjore, sipas të cilës, gratë në institucionin legjislativ duhet të jenë të përfaqësuara me 30 për qind.
Përderisa partitë maqedonase e kanë respektuar plotësisht këtë direktivë ligjore.
Në deklarimet e tyre për Radion Evropa e Lirë, partitë politike shqiptare thonë se ulja e numrit të përfaqësimit të grave në Kuvend ka të bëj me uljen e përgjithshme të numrit të deputetëve shqiptarë në këtë përbërje parlamentare.
Por, organizatat të cilat kanë në fokus mbrojtjen e të drejtave të grave thonë se pa respektimin e ligjit për barazi gjinore në të gjitha nivele, nuk mund të flasim për demokratizim të shoqërisë. /albeu.com
Paralajmërim serioz se pse nuk duhet të karikoni telefonin g...
Pamje nga vendi ku dyshohet se vëllai theri për vdekje vëlla...
Tumoret e trurit – llojet, simptomat dhe trajtimi
Vëllai vrau vëllain me thikë, policia jep detaje se si nisi ...
Pse ky vend e ndaloi iPhone 16?
Ferrari F1 i Michael Schumacher vendoset për shitje në ankan...