Partitë politike shqiptare në Mal të Zi nuk kanë arritur t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet për t’u bashkuar në një listë të vetme zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.
Të martën u nënshkrua marrëveshja e koalicioni parazgjedhor mes 5 forcave të spektrit politik shqiptar (Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva), kurse kohë më parë u nënshkrua edhe marrëveshja e koalicionit parazgjedhor të 3 partive politike shqiptare (Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi).
Me gjithë përpjekjet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, subjektet politike shqiptare nuk janë pajtuar për një listë të përbashkët.
Ditëve të fundit, ka qenë diaspora shqiptare në SHBA e tubuar rreth Koalicionit të organizatave shqiptaro-amerikane nga Mali i Zi, që i ka bërë thirrje “të gjithë spektrit politik shqiptar të mbështesë dhe miratojë një platformë e një listë të vetme bashkëpunimi me qëllimin final atë të unifikimit dhe përfaqësimit të përbashkët në zgjedhjet e përgjithshme të 30 gushtit”.
Dy ditë me radhë, të dielën dhe të hënën, përfaqësuesit e organizatave shqiptaro-amerikane dhe anëtari i këshillit të Nju-Jorkut Mark Gjonaj, kanë biseduar me udhëheqësit e subjekteve politike shqiptare nëpërmjet internetit në platformën “Zoom”, por nuk arritën t’i bindin ato që të garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore.
Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, që u mbajtën më 16 tetor 2016, partitë shqiptare garuar në tri lista zgjedhore dhe arritën të fitojnë vetëm një vend në parlament./VOA/
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...