Partitë politike, në veçanti ato shqiptare kanë nisur kalkulimet për rrethin e dytë zgjedhor më 29 tetor, kur edhe do te zgjidhen 14 kryetarë të komunave me popullatë kryesisht shqiptare.
Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa nuk e përjashtojnë mundësinë e bashkëpunimit për të sfiduar Bashkimin Demokratik për Integrim.
Aleanca për Shqiptarët që është pjesë e Qeverisë me BDI-në dhe LSDM-së është në balotazh me partinë e Ali Ahmetit në disa komuna të rëndësishme si në Gostivar, Strugë dhe Dibër. Kreu i kësaj partie Ziadin Sela tha se elektorati kërkon që ne të vazhdojmë betejën kundër BDI-së.
“Për këtë folën qytetarët më 15 tetor. Nuk ka asnjë logjik që unë tu them se do të kem bashkëpunim me BDI-në, kur jemi në garë me BDI-në, edhe në Dibër, Strugë, Gostivar dhe komuna tjera. Rezultatet e raundit të parë diktojnë bisedimet që duhen bërë në raundin e dytë. Natyrisht veprimet tona politike do të jenë të bazuar në bazë të mesazhit që e dha sovrani në raundin e parë”, ka deklaruar Sela.
Nga Lëvizja Besa e cila gjithashtu në balotazh shkon me BDI-në komunat tjera përfshirë edhe dy më të mëdhatë në Çair të Shkupit dhe Tetovë, nuk e përjashtojnë mundësinë e koalicionit me Aleancën e Ziadin Selës. Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka paralajmëruar takim me Ziadin Sela.
“Sot do të komunikoj edhe me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Selën, që të fillojmë bisedimet dhe t’i konkretizojmë mundësitë e bashkëpunimit për balotazh që në të gjithë ato komuna ku ne shkojmë të mund të maksimizojmë rezultatin e zgjedhjeve”, deklaroi Kasami.
Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se bisedimet pritet të konkretizohen në dy ditët e ardhshme.
Në rrethin e parë zgjedhore në zonat shqiptare janë zgjedhur vetëm se dy kryetarë të komunave, 37 të tjera i ka fituar LSDM-ja kurse tre VMRO-DPMNE-ja. Në 38 të tjera do të ketë balotazh.
Nga BDI-ja e cila në rrethin e parë zgjedhor ishte në koalicion me LSDM-në në disa komuna, thonë se presin që qytetarët të votojnë lirshëm sipas bindjes së tyre.
“Në radhë të parë presim që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Ne asnjëherë nuk kemi bërë marrëveshje të fshehta për të bërë një akrobacion, do të përpiqemi edhe më tutje të mbjellim energji pozitive. Shumë me rëndësi është që njerëzit të votojnë lirshëm dhe të përcaktohen për më të mirën që do të drejtojnë komunën”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti
Vlerësimet e liderëve të partive shqiptare u dhanë pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i cili sot qëndron në një vizitë jozyrtare në Shkup, si pjesëmarrës i një konference ndërkombëtare kushtuar biznesit ku marrin pjesë edhe përfaqësues të vendeve tjera si dhe të Bashkimit Evropian.
Gjatë takimit me kryeministrin, Zoran Zaev, kryeministri Edi Rama e ka uruar për fitoren në zgjedhjet lokale të së dielës dhe organizimin e mirë të zgjedhjeve.
Ndërkohë, kryeministri, Zaev tha se mbarëvajtja e procesit zgjedhor është e rëndësishme për procesin euroatlantik të Maqedonisë.
”Rezultatet e zgjedhjeve demokratike dhe korrekte janë fuqi shtytëse për agjendën demokratike dhe reformuese të vendit që hap dyer kah perspektiva euro-atlantike e vendit. Janë fitore për konceptin, shoqëri për të gjithë që i bashkon qytetarët. Do të bëjmë gjithçka që është e mundshme që të sigurohet jetë kualitative për të gjithë qytetarët Maqedonisë”, tha Zaev.
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra