Kryetarët e partive shqiptare justifikohen se numri i grave është respektuar në listat e këshilltarëve komualë, ndërsa shprehen se në të ardhmen do të kandidojnë gra edhe për kryetare komunash.
Bilall Kasami, mbrëmjen e kaluar në “Speciale” deklaroi se aktivistet e Lëvizjes Besa nuk kanë pasur guximin që të garojnë për kryetare komune, për arsye se nuk e shohin ambientin politik si të favorshëm për të dalë në garë pa treguar “muskuj”.
“Ambienti politik konfliktuoz nuk na e dha mundësinë për ta kandiduar një femër në komunë për të menaxhuar komunën aty ku ne garojmë. Në kushte kur kemi pasur, kërcënime shantazhime, ka pasur edhe vrasje në disa komuna shqiptare, ka pasur kërcënime me armë nga pushteti e ka bërë të pamundur që aktivistët e Lëvizjes Besa të marrin guximin dhe të garojnë për kryetare”, ka thënë Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.
Partia shqiptare në pushtet BDI nuk ka konfirmuar ende kandidaturën e Teuta Arifit për Tetovën. Anëtari i kësaj partie Rexhail Ismaili thotë se gratë në këtë parti kanë pasur gjithmonë vend të merituar, megjithatë nuk kanë ende kandidate grua për kryetar komune.
“Gjithkund ku kemi pas nevojë, ku kemi vlerësuar dhe konstatuar që do të na përfaqësojmë më së miri femrat ne atë e kemi bë si Bashkim Demokratik dhe Integrim”, ka thënë Rexhail Ismaili, BDI.
Edhe Aleanca për shqiptarët nuk ka asnjë kandidate grua për kryetare. Kryetari i kësaj partie Zijadin Sela tha se ka vetëm bartëse të listave zgjedhore.
“Janë të përfaqësuar më tepër se sa parasheh ligji edhe në listat për këshilltarë. Dhe Aleanca për shqiptarët është duke menduar edhe në këtë drejtim”, u shpreh kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Sipas ligjit zgjedhor përfaqësimi i grave duhet te jetë 40 %, që do të thotë 3 kandidate duhet të jenë në 10-shin e listës zgjedhore. Në zgjedhjet e kaluara te partitë shqiptare ka pasur vetëm një kandidate për kryetare komune.
Vritet një 37-vjeçar në Gjilan
KAS i kundpërgjigjet FFK-së për vendimin mbi padinë e FC Pri...
Ambasadori britanik viziton burgun e Lipjanit, merr dhuratë ...
Kos paralajmëron ndryshim të qasjes në dialogun Kosovë-Serbi
Donald Tusk: Fitorja e Trump do të ketë pasoja për sigurinë ...
FOL: Qeveria po propozon praktika të gabuara ligjvënëse