Me rastin e festës së 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, partitë politike shqiptare urojnë shqiptarët për këtë datë të rëndësishme shqiptare.
Telegrafi Maqedoni më poshtë ju sjell komunikatat nga partitë të cilat kanë uruar 28 nëntorin.
PDSH
Sot me respekt të veçantë përkujtojmë Ditën e Flamurit dhe të gjithë ata që me sakrificën e tyre bartën te ne idenë për të qenë të lirë dhe krenarë, andaj 28 Nëntori mbetet simbol i qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar.
Uroj që të gjithë së bashku të vazhdojmë në këtë rrugëtim drejt realizimit të aspiratave tona të përbashkëta.
Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare Ju Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë Ditën e Flamurit.
Me respekt,
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare
Menduh Thaçi
Aleanca për Shqiptarët
28 Nëntori, festa kombëtare e dyfishtë, Dita e Flamurit dhe e shpalljes së Pavarësisë të Shtetit Shqiptar, është datë historike për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, prandaj të nderuar bashkëkombës, Ju ftoj që këtë Ditë të madhe ta festojmë me dinjitet dhe krenari.
Flamuri ynë kuq e zi, me një histori aq të gjatë dhe të lavdishme, e herë herë edhe të dhimbshme, është i vetmi simbol, që na ka bashkuar si një komb, pavarësisht shtrirjes gjeografike, ndasive ideologjike dhe kufijve ndarës mes nesh.
Uroj që Flamuri ynë kombëtar përveç në Shtetin Shqiptar, të përdoret lirshëm dhe i pa cënuar edhe në hapësirat tjera ku jetojnë shqiptarët, pa kufizime, përbuzje dhe urrejtje nga të tjerët.
Uroj që kjo ditë e dy Festave me aq peshë historike për kombin, të jetë moment bashkimi, mirëkuptimi dhe veprimi të përbashkët, për të vazhduar luftën politike në këtë shtet, që si duket, ende nuk e pranon realitetin se pa barazi të plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, nuk do ketë të ardhme të sigurtë.
Urime të përzemërta e vëllazërore me ketë rast i drejtoj elitës politike të Shqipërisë, Kosovës dhe tërë shqiptarëve, duke u dëshiruar bashkëpunim mes veti për zhvillim dhe ardhmëri të lumtur, sepse vetëm ashtu do realizohej amaneti i atyre burrave që më 28 Nëntor shpallën Pavarësinë e Shqipërisë.
Gëzuar!
I juaji Ziadin Sela
Kryetar i Aleancës për Shqiptarët
Lëvizja Besa
Sot shqiptarët kudo që ndodhen, festojnë festën e 28 Nëntorit, ditën e flamurit. Kjo festë gjithnjë na përkujton se shqiptarët mund të jenë të ndarë në disa shtete, por kjo datë i kalon kufijtë artificial dhe i bashkon
ato.
Në emrin tim personal dhe të Lëvizjes BESA, në ditën më të ndritur të historisë së kombit – Ditën e Flamurit, të gjithë shqiptarëve kudo që janë ua uroj këtë festë, duke u dëshiruar që 106 vjetorin e festës së flamurit, ta kalojnë në mënyrë festive dhe duke uruar që festat kombëtare gjithnjë të na gjejnë të lumtur dhe të realizuar si njerëz dhe si shqiptarë.
Në këtë ditë festive, bëj apel deri te shteti shqiptar, që të jetë me i interesuar ndaj Shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët në vazhdimësi janë të anashkaluar në shumë sfera të sistemit shtetëror dhe që akoma llogariten
si 20 %. Tani kur është momenti i duhur, ne si Lëvizje BESA, nëpërmjet kësaj date kaq të rëndësishme, iu bëjmë thirrje partive politike shqiptare që janë pjesë e pushtetit, që t'i përkrahin propozimet e Lëvizjes BESA, që shqiptarët dhe gjuha shqipe, të jenë pjesë e ndryshimeve kushtetuese.
RDK
Dita e flamurit dhe pavarësisë së shtetit shqiptarë është rrumbullakësimi i sakrificës së vazhdueshme të më shumë gjeneratave ndër shekuj, me objektiv krijimin e shtetit shqiptar në trojet etnike shqiptare. Falë kësaj sakrifice të madhe, më 28 Nëntor të vitit 1912 në Vlorë, Ismail Qemali me patriotët më të mëdhenj të kohës shpallën pavarësinë e Shqipërisë, pavarësi kjo që u legjitimua ndërkombëtarisht në më pak se gjysma e tokave shqiptare.
Sot, në këtë ditë të madhe për kombin, duhet të konstatojmë me maturi të madhe se shqiptarët vazhdojnë të jenë nën një betejë të vazhdueshme për të rikonfirmuar veten si anëtar të respektuar në familjen e kombeve perëndimore. Nuk ka dilemë se shumë procese kanë lëvizur përpara, por nuk duhet harruar se sfidat e kombit shqiptar janë po aq komplekse dhe sfiduese si edhe një shekull më parë. Kërkohet angazhimi i të gjitha kapacitetve kombëtare në udhëheqjen e kombit në të gjitha tokat shqiptare që përvjetoret e radhës të mos jenë vetëm kujtime historike, por edhe shpresë dhe ardhmëri më e ndritur për kombin shqiptarë.
Dita e Pavarësisë është dita e përjetësisë së një kombi, dita më e rëndësishme dhe më jetike për pjesëtarët e tij. Andaj, më lejoni që në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, të gjithë shqiptarëve t’ua uroj Ditën e Flamurit – Ditën e Pavarësisë.
GËZUAR FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR, LE TË JETË E PËRJETSHME SHQIPËRIA E PAVARUR!
Vesel Memedi,
Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...