Në vend të 1.8 milionë eurove siç ishte deri tani, partitë politike nga buxheti i shtetit do të fitojnë 4.5 milionë euro në vjet.
Deri tani partitë politike fitonin 0.06% nga buxheti, kurse me ndryshimet e Ligjit për financimin e partive politike kjo përqindje u rri në 0.15%.
Mbrëmë, me 101 vota “për” deputetët i votuan ndryshimet të cilat gjatë kohë ishin të njoftuara me publikun dhe ishte një nga temat kryesore në takimin e liderëve. Tridhjetë përqind e këtyre parave do të shkojnë për partitë e vogla, ndërsa 70% për partitë e mëdha që kanë këshilltarët e vet dhe deputetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me zmadhimin e shumës së financimit nga ana e shtetit, zvogëlohet shuma e donacioneve që mund t’i marrin partitë politike – nga 150 rroga mesatare që mund të jepte donacion një person fizik, tash me ndryshimet në Ligjin për financimin e partive politike është 60 rroga mesatare.
Edhe personat fizik që deri tash e mundnin të japin donacion prej 75 rrogave mesatare, tash ajo është zvogëluar me 30.
Nga LSDM-ja thonë se me këto ndryshime qëllimi është që partitë mos të jenë të varura nga donacionet dhe se do të ketë më shumë kontroll rreth harxhimeve të parave të partive politike.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...