Takim i ri i grupit të punës në format më të gjerë, gjegjësisht me praninë e përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do të mbahet sot për Ligjin për Prokurorinë Publike. Pas takimit që do të mbahet në Kuvend, do të dihet se a do të tejkalohen çështjet e hapura mes pushtetit dhe opozitës dhe përfundimisht Propozim-ligji të gjendet në seancë plenare.
Takimi, siç shkroi në Fejsbuk ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, është me qëllim që të harmonizohet teksti që do të hyjë në procedurë kuvendore. Sipas Deskoskës, ky Propozim-ligj nënkupton ndërtimin e Prokurorisë së fuqishme për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila krahas kompetencave që i ka, do t’i ndërmarrë edhe rastet të cilat i udhëhiqte Prokuroria Speciale Publike.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot deklaroi se nëse deri në Parlament dorëzohet i harmonizuar Propozim-ligji për prokurorinë publike dhe me përmbajtje dhe me shumicë të dakorduar, ai menjëherë do të vendoset në seancë kuvendore.
“Ka mundësi të tillë rregulloreje”, deklaroi Xhaferi në takim me gazetarët, duke shtuar se gjithçka varet nga vullneti i përbërjes parlamentare.
Edhe kryeministri Oliver Spasovski thekson se është me rëndësi të miratohet zgjidhje ligjore që do të thotë para së gjithash zbatim të drejtësisë për çdo qytetar në shtet dhe zgjidhje ligjore, siç tha, e cila nuk do të lejojë mbrojtje të çdo individi, pa dallim nëse ai tani është pjesë e kësaj Qeverie ose ka qenë pjesë e Qeverisë paraprake ose ka qenë në çfarëdo pozite në shtet ose është qytetar i rëndomtë.
Debati publik që po zhvillohet në Kuvend, vlerësoi kryeministri Spasovski, tregoi se me të vërtetë ka se çka të dëgjohet nga ana e ekspertëve, të cilët objektivisht dhe në kuadër të ekspertizës së tyre mund të shfaqin mendimin e tyre lidhur me zgjidhjen ligjore.
Kryeministri i deritanishëm dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev pret marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë Publike, sepse, siç tha, të gjithë e kanë të qartë se bëhet fjalë për zgjidhje të nevojshme formale juridike për shtetin. Apelon, pas debatit të mbajtur publik në Kuvend, në tri ditët e ardhshme t’i formojnë të gjitha propozimet, ato në formë të amendamenteve të vendosen në ligj dhe Qeveria të hënën ta dorëzojë deri në Kuvend dhe ai të votohet para shpërbërjes së Parlamentit.
“Miratimi i Ligjit për Prokurori Publike e siguron të ardhmen evropiane të shtetit. Çdo pengesë në këtë proces do të thotë ikje nga drejtësia dhe largim nga Bashkimi Evropian (BE). Të tregojmë kapacitet të vërtetë demokratik për ndërtimin e institucioneve të fuqishme dhe të pavarura, të cilat do të luftojnë kundër krimit dhe korrupsionit”, thotë Zaevi.
Deputeti Antnoi Milloshovski nga OBRM-PDUKM-ja, anëtar i grupit të punës për Ligjin për Prokurorinë Publike, deklaroi se debati publik në pjesën më të madhe ka dhënë konfirmim për shumë vërejtje të cilat paraprakisht i kishte shfaqu opozita ppr këtë, siç tha, të pakompletuar dhe me shumë mangësish.
“Vetëm ata që kanë punuar në këtë tekst e lavdëruan punën e tyre, si akademiku Kambovski, ndërsa opinioni i ekspertëve ishte mjaft konkret dhe kritik. Konstatimi ynë nga debati publik është se numri më i madh i personave zyrtarë profesional të kastit juridik dhe akademik rekomanduam ky Propozim-ligj për Prokurorinë publike të ripërpunohet nga Ministria e cila e propozon”, tha Milloshoski.
Derisa zgjaste debati i ekspertëve për ligjin euroambasadori Samuel Zhbogar në Tuiter shkroi se shpresojnë se Ligji për Prokurorinë Publike do të miratohet para shpërbërjes së Kuvendit.
Për tejkalimin e interesave personale dhe miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike bëri thirrje edhe ambasadorja amerikane Kate Marie Byrnes.
Propozim-ligji i ri për Prokurorinë Publike pritet të miratohet deri më 12 shkurt, kur duhet të shpërbëhet kjo përbërje kuvendore. Për miratimin e tij nevojitet shumicë prej dy të tretave.
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës