Pavarësisht nismës për ta vënë në funksion institucionin ligjvënës ditën e martë, partitë nuk përjashtojnë mundësinë për bllokime të sërishme.
BDI vlerëson se pengesa e radhës mund të haset rreth formimit të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, i cili duhet ta propozojë emrin e ri të kreut të Kuvendit. Në këtë kuadër, nga BDI porositën që politikanët përpara interesave partiake të vendosin interesat e shtetit.
Pas vendimit anti-kushtetues të zotit Ivanov mendoj se mund të pritet gjithçka, por shpresoj se politikanët do të jenë të arsyeshëm do të shohin interesin e shtetit para interesit partiak. Dhe, konform eksperiencës që kemi me Komisionin për emërim në mandatet e kaluara të reflektohet vullneti i qytetarëve dhe i shumicës së re parlamentare, por edhe i numrit të përgjithshëm që kanë partitë në parlament – tha zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani.
VMRO- DPMNE ja këmbëngul se në Komisionin për emërime ky subjekt duhet të ketë 6 anëtarë. Nga kjo parti thonë se kanë përgatitur strategji brenda partiake që do të mbrojë vullnetin e mbështetësve të saj.
VMRO DPMNE në pajtueshmëri me formulën që u zbatua deri më tani, siç u vërtetua edhe nga LSDM dhe Besa, VMRO duhet të ketë 6 anëtarë në komision. Ne kemi për obligim ndaj votuesve shumicë që mbështetën programin zgjedhor të VMRO-s dhe Koalicionin për Maqedoni më të mirë të mbrojmë dëshirën e tyre. Por, si do ti mbrojmë interesat e shumicës është çështje e strategjisë brenda partiake dhe në këtë moment nuk do ta zbuloj – tha Ivo Kotevski, VMRO-DPMNE.
Nga LSDM-ja shprehen të bindur se Komisioni për zgjedhje dhe emërime do të formohet të martën ndërsa pa vonesa do të zgjedhet edhe kryeparlamentari i ri.
Edhe nga Lëvizja Besa nuk përjashtojnë mundësinë që formimi i këtij komisioni të ballafaqohet me zvarritje dhe obstruksione të ndryshme.
Ashtu siç filloi kjo punë ashtu duket edhe se do të vazhdojë. Pra, presim zvarritje dhe blerje të kohës edhe gjatë formimit të Komisionit në fjalë. Sa i përket kandidatit tonë për kryetar Kuvendi, kur të vijë koha do ta bëjmë publike – tha Orhan Murtezani, BESA.
Dy ditë më parë kryetari në largim i Kuvendit Trajko Veljanoski pranoi 67 nënshkrimet e deputetëve të shumicës parlamentare që kërkonin vazhdimin e seancës konstituive dhe caktoi takim koordinues të grupeve parlamentare për mesditën e të martës. Në njoftimin e kabinetit të Veljanoskit thuhet se në takimin koordinues duhet të vërtetohet përbërja e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime që do të shërbejë si bazë për caktimin e vazhdimit të seancës konstituive.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...