Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut fillon të mërkurën, më 24 qershor. Partitë kanë premtuar zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe njoftuan se do të përqendrohen në fushatë e cila do të jetë e sigurt për shëndetin e qytetarëve. LSDM-së doli me qëndrimin se nuk do të organizojë ngjarje të mëdha dhe mitingje. Opozitarja OBRM-PDUKM paralajmëron fushatë krejtësisht ndryshe nga ato të organizuara deri më tani. Fushatë pozitive e drejtë dhe demokratike u paralajmërua edhe nga BDI-ja.
LSDM-ja nuk do të mbajë tubime dhe të anulojë të gjitha tubimet kryesore. Sekretari i Përgjithshëm Lupço Nikollovski thotë se shëndeti i qytetarëve dhe të gjithë atyre që janë pjesë e procesit zgjedhor duhet të mbrohet. Ai theksoi se ata do të përdorin të gjitha mundësitë e reja dhe mjetet moderne në dispozicion, siç janë media sociale, media tradicionale, bilbordet, një lloj tjetër i fushatës në internet dhe monitorojnë me kujdes krizën shëndetësore, do të dimensionojnë aktivitetet e kandidatëve të tyre që do të prezantohen para qytetarëve.
Në lidhje me fushatën, sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së Igor Janushev, dje bëri deklaratë, duke thënë se fushata që ata do të udhëheqin padyshim që do të jetë ndryshe nga ajo që kishin në të kaluarën.
Në kushte të pandemisë, nga BDI thonë se ata do të duhet të bëjnë fushatë, në mënyrë që të gjithë qytetarët në vend të përpiqen të mbrohen plotësisht gjatë fushatës dhe gjatë procesit zgjedhor në ditët e zgjedhjeve.
Përfaqësues të partive politike dhe koalicioneve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dje në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) nënshkruan Kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Thirrjet e KSHZ-së dhe nga përfaqësuesit e pjesëmarrësve në zgjedhje gjithashtu janë të drejtuara kah
respektimi i masave për mbrojtje nga Covid-19.
Përfaqësuesit e partive më të vogla kërkuan që partitë t’i kthejnë paratë për zgjedhjet dhe t’iu lejohet rritje minutash për përfaqësim të tyre në media.
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Oliver Derkovski pas nënshkrimit të Kodit për zgjedhje korrekte dhe demokratike theksoi se zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 15 korrik 2020 do të realizohen në situatë jashtëzakonisht komplekse, para së gjithash për shkak të pandemisë nga Covid-19. Paralajmëroi se në ditët në vijim do të përgatiten protokolle shëndetësore në bazë të së cilave KSHZ do të përgatisë udhëzime për votim.
Para ndërprerjes së veprimeve zgjedhore në mars, me dekret tw Qeverisë për ndalim të aktiviteteve zgjedhore, KSHZ i konfirmoi listat e 15 koalicioneve dhe partive me 1.598 kandidatë, ndërsa e përcaktoi edhe pamjen e fletëvotimit.
Me listat e tyre të kandidatëve në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore do të marrin pjesë BDI-ja, koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM-ja dhe Besa, koalicioni i kryesuar nga OBRM-PDUKM-ja “Ripërtëritje e Maqedonisë”, partia politike INTEGRA, “Asnjëherë e veriut, gjithnjë Maqedonia”, Demokratët, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, E majta dhe Partia punëtore dhe PDSH.
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin