Partitë ndajnë hapësirën mediatike për fushatë

19:57 | 29 Mars 2019
Arbresh.info

Në çdo orë në program televiziv në periudhën parazgjedhore, katër minuta do të jenë të rezervuara për promovim të paguar politik për kandidatin e pushtetit. Kandidatët për president nga radha e opozitës së bashku do të kenë katër minuta të cilat duhet t’i ndajnë.

Në rast kur vetëm një nga kandidatët e opozitës kërkon reklamim politik të paguar në një orë realë i takojnë më së shumti 4 minuta. Nëse dy kandidatë kërkojnë reklamë të paguar politike në të njëjtën orë reale, radiodifuzeri vendos për ato katër minuta” – tha Viktor Stojanov, AVMU

Gjatë organizimit të emisioneve debative në temën e zgjedhjeve, nëse një nga kandidatët nuk paraqitet në medium, obligim i moderatorit është të lë karrige bosh dhe ta informojë opinionin se kandidati është ftuar në mënyrë të rregullt dhe në kohë dhe ta përmendë arsyen për mos ardhjen e mysafirit. Mediumet kanë për obligim materialet e fushatës t’i ruajnë të paktën 30 ditë.

Nëse keni kontribute me rezultate përmbledhëse nga hulumtimi i mendimit publik e para dhe themelore është se duhet të përmendet emri i porositësit të hulumtimit, institucionit që e ka kryer hulumtimin, metodologjia, madhësia dhe struktura e ekzemplarit të hulumtuar, si dhe periudha kur është bërë hulumtimi” – theksoi Viktor Shikov, ASHAAM

Një kandidat, sipas rregullave për promovimin e tij dhe për gjithçka tjetër mund të shpenzojë më së shumti 3,2 milionë euro.

Kodi zgjedhor parashikon se në financimin e fushatës parazgjedhore, pjesëmarrësi në fushatë mund të shpenzojë më së shumti nga 110 denarë për zgjedhës të regjistruar. Ky është limiti për secilin organizator në fushatën zgjedhore për të gjitha aktivitetet” – u shpreh Ljupka Guguçevska, KZHZ

Fushata fillon më një prill. Në fushatat politike për zgjedhje ndalohet rreptësisht pjesëmarrja e të miturve. Nuk janë të lejuara edhe aktivitete që kanë të bëjnë me zgjedhjet e kandidatëve të ngjarjeve fetare, sportive, kulturore dhe argëtuese. Përveçse për zgjedhjet presidenciale, qytetarët e vendit do t’i ndjekin edhe fushatat për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunave Ohër, Novo Sellë dhe Dibër./AlsatM

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme