Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni (PLT) ka dërguar reagim me shkrim deri tek presidenti Gjorge Ivanov dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në lidhje me emërimin e Gjergj Dedaj për ambasador të Kosovës në Maqedoni.
Nga kjo parti thonë se lajmin për emërimin e Gjergj Dedajt si ambasador në Maqedoni, e kanë pranuar me dozë të madhe të zhgënjimit, duke shtuar se ai nuk duhet të jetë në këtë funksion, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Jemi kategorikisht kundër që një person me mentalitet fashizoid dhe primitiv të jetë ambasador në vendin tonë, i cili në çdo segment maksimalisht mundohet të promovojë multietnicitetin. Jemi të bindur se pranimi i një personi të tillë si ambasador në Maqedoni, do të rezultojë negativisht në marrëdhëniet multietnike, por edhe në miqësinë mes Maqedonisë dhe Turqisë”, thonë nga PLT.
Nga kjo parti shtojnë se me vëmendje do të ndjekin zhvillimet për këtë rast dhe paralajmërojnë masa më radikale nëse nuk zgjidhjet kjo çështje./Telegrafi/
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...