Partia Demokratike Turke (Türk Demokratik Partisi) ka dalë kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, meqë sipas kësaj partie, kjo godet karakterin unitar të shtetit.
Partia që përfaqëson komunitetin turk ka shprehur kundërshtimin ndaj zyrtarizimit të gjuhës shqipe në nivel shtetëror, me anë të një komunikate ndërsa ka thënë se angazhohet për një Maqedoni të fortë dhe unitare.
“Dhënia e të drejtave ekskluzive të një bashkësie etnike rrënon Kushtetutën, që garanton barazi të qytetarëve. Nga kjo duhen kuptuar reagimet e pjesëtarëve të komunitetit turk që këto zgjidhje i vlerësojnë si një manipulim i përkryer që mund të nxisë tensione dhe konflikte me pasoja të mëdha për stabilitetin e vendit dhe rajonit”, thuhet në komunikatën e Partisë Demokratike Turke.
Shkon në 5 numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtl...
Policia parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra ng...
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...