Lëvizja Besa ka fituar në zgjedhjen për asamblenë komunale në qytetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, në zgjedhjet që janë mbajtur më 20 gusht.
Kjo parti që drejtohet nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka fituar ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, parti kjo që është pjesë e qeverisë së kryeministrit social demokrat, Dimitar Kovaçevski.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë, me popullatë dominuese shqiptare që ndodhet në pjesën perëndimore të vendit janë mbajtur për shkak të problemeve në funksionimin e saj për shkak të paqëndrueshmërisë politike dhe pamundësisë për të miratuar raportin përfundimtar vjetor të buxhetit, që sipas ligjit për vetëqeverisje lokale është i obligueshëm, në të kundërtën shpërndahet kuvendi komunal.
Këshilli komunal në Tetovë ka 31 këshilltarë dhe sipas rezultateve preliminare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, lëvizja Besa fituar mbi 30 për qind të votave nga rreth 27 mijë qytetarë që kanë dalë në votime.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 25 për qind të votave.
Në vend të tretë është radhitur VMRO DPMNE-ja, pastaj LSDM-ja, Partia Demokratike Shqiptare, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarë.
“Tetovarët pa dallim të përkatësinë etnike, poetike apo fetare të dielën votuan për vazhdimin e ndryshimit në Tetovë, për zhvillimin e qytetit, ku rinia do të ketë të ardhme dhe perspektivë”, ka deklaruar Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka pranuar disfatën e partisë së tij në këto zgjedhje, duke theksuar se për të më me rëndësi se fitorja është demokratizimi dhe sundimi i ligjit në Maqedoninë e Veriut.
“Për ne me rëndësi janë proceset, më me rëndësi është që të vazhdojmë të investojnë në standardet demokratike, në sundimin e ligjit dhe shtetit juridik”, ka deklaruar Ahmeti.
VMRO DPMNE-ja ka shpallur fitoren ndaj LSDM-së në Tetovë me rezultatin 3 me 1 dhe ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare meqë sipas deputetit të kësaj partie Vllatko Gjorçev “në Tetovë është deligjitimuar pushteti LSDM-BDI”.
Përveç në Tetovë, të dielën zgjedhje janë mbajtur edhe në dy komuna të vogla, Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë ku nuk ka pasur kryetar të komunave për shkak të mos arritjes së pragun për dalje në votime në zgjedhjet e vitit 2021.
Këto dy komuna janë fituar nga Lidhja Social Demokrate.
Zgjedhjet e së dielës, në veçanti ato në Tetovë si një nga komunat më të mëdha të Maqedonisë së Veriut shihen si test për partitë në pushtet dhe pas fitores së lëvizjes BESA tek elektorati shqiptar dhe VMRO DPMNE-së tek ai maqedonas, pritet të rritet kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare./rel/
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...