Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë, ka vlerësuar se deklaratat e politikanëve serbë nga Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, Dragan Djilas dhe Borko Stefanoviç, për pajtimin e popullit serb dhe shqiptar “nuk është asgjë më shumë se një deklaratë e pajtimit mes manjatëve dhe terroristëve”.
“Dikush mund të mendojë se kjo që po them është shumë, por nëse e shpjegojmë secilin paragraf do të shihni se ka shumë argumente për të. Nuk mendoj se ka nevojë të argumentosh pse këta janë manjatë dhe pse këta ish-komandantë të UÇK-së janë terroristë” ka deklaruar Gjuriq në një intervoistë në TV Pink.
Ai gjithashtu tha se këta politikanë serbë po mbajnë qëndrime të njëjta me kryeministrin Ramush Haradinaj, duke kundërshtuar çdo zgjidhje të mundshme për Kosovën.
Sa i përket seancës së nesërme të Parlamentit të Serbisë, ku do të flitet për Kosovën, Gjuriq tha se mungesa e opozitës është “sulm ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq dhe se me ketë ata po tregojnë se nuk e respektojnë Serbine”.
“Nesër do ta dëgjoni të vërtetën rreth Kosovës nga Presidenti Vuçiq. Cila është situata dhe si kemi ardhur deri këtu” ka thënë Gjuriq.
Ndryshe opozita serbe e cila tashmë për disa kohë kishte kërkuar të diskutohej për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë seancën e nesërme.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...