Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi nga fundi i këtij muaji, pas përfundimit të përgatitjeve të duhura teknike, seancat plenare do të fillojë t’i mbajë në gjuhën shqipe, raporton Gazeta Express.
Xhaferi këtë e paralajmëroi sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq.
“Nuk udhëhiqem prej pritshmërive, në kuptimin kur vendimet e mia varen prej meje dhe prej asaj kur do të vlerësoj. Çdo aktivitet ka nevojë prej periudhës përgatitore, ndërsa më herët thashë se kjo periudhë do të zgjasë deri në fund të këtij muaji që të mund të organizohen shërbimet dhe që të mund të zbatohet në tërësi dhe në mënyrë cilësore dispozita e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në kuptim të mbajtjes së seancave. Siç e dini paraprakisht i kam përdorur në mënyrë të kombinuar të dyja gjuhët pavarësisht nëse ligji ishte në fuqi ose jo. Edhe kur nuk ishte i sjellë ligji gjatë mbajtjes së parë të seancës në vitin 2017 e kam udhëhequr në mënyrë të kombinuar, do të thotë nuk ka pasur pengesë rreth asaj. Por puna është se si shtëpi ligjdhënëse i kemi pritur parakushtet lidhur me atë që është kornizë ligjore në kuptimin legal që të udhëhiqet seanca”, tha Xhaferi.
Për atë nëse procedura në Qeveri lidhur me dërgimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve Komisionit të Venecies është në kundërshtim me Kushtetutën, Xhaferi tha se kjo nuk është kundër kushtetuese.
“Procedura për përcaktimin e cilitdo projekti ligjor në komisionin përkatës evropian nuk është në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Xhaferi dhe drejtoi nga Qeveria për përgjigje më konkrete pasi kjo nuk është në kompetencë të Kuvendit por është përgjegjësi qeveritare.
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...