Parlamenti Evropian “shuplakë” Serbisë: Nuk pati zgjedhje të drejta, të hetohen parregullsitë

13:04 | 8 Shkurt 2024
E.K

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar këtë të enjte një rezolutë që kërkon hetim të pavarur ndërkombëtar për parregullsitë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të dhjetorit në Serbi. Fokusi është përqendruar në zgjedhjet e Beogradit.

Për rezolutën votuan 461 eurodeputetë, kundër 53 deputetë dhe 43 abstenuan.

Në rezolutë theksohet që të pezullohen ndihmat financiare të Bashkimit Evropian për Serbinë në rast se hetimi gjen se autoritetet serbe kanë qenë të përfshira në mashtrimin me vota.

Po ashtu në rezolutë janë përmendur një sërë parregullsish gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit, si fryrja e listave të votuesve, përfshirja e emrave të personave të vdekur, shkeljet gjatë votimit, votime në grup, sulme fizike, votuesit që me autobusë u dërguan në Serbi nga vendet fqinje, blerja e votës./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme