Në Parlamentin Europian është mbajtur një minutë heshtje për viktimat e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Bullgari.
Deputetët e Parlamentit Evropian u çuan në këmbë dhe mbajtën një minutë heshtje në nderim të 46 viktimave pas thirrjes së Presidentit David Sassoli.
“Me keqardhje të thellë morëm vesh aksidentin e tmerrshëm me autobusin që ndodhej në afërsi të Sofje, Bullgarisë, që shkaktoi humbjen e jetëve të 46 personave, përfshirë shumë fëmijë. Ne emër të Parlamentit Evropian dhe timen personale, dëshiroj të dërgoj të gjithë solidaritetin tonë familjeve dhe miqve të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ju bëj thirrje për një minutë heshtje“, tha ai.
46 persona, shumica prej të cilëve shqiptarë humbën jetën ditën e djeshme në një aksident në Strumë të Bullgarisë pasi po ktheheshin nga një ekskursion në Stamboll të Turqisë.
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...