Shkas për divergjencat mes anëtarëve janë bërë emra të veçantë, por edhe personalitete që jetojnë, apo të tjerë që nuk janë shtetas të Maqedonisë. Kryetari i Komisionit, Kastriot Rexhepi, thotë se gjatë kësaj periudhe – emrat dhe datat e nominuara hasën në kundërshtime dhe reagime negative, duke e bërë të pamundur arritjen e konsensusit për të miratuar propozimet e dhëna, mbi 80
Për më shumë se pesë muaj, anëtarët e Komisionit parlamentar të kulturës nuk arritën të gjenin konsensusin për miratimin e datave jubilare, si pjesë e programit për shënimin e përvjetorëve të ngjarjeve dhe personaliteteve të rëndësishëm, si pjesë e kalendarit të këtij viti. Shkas për divergjencat mes anëtarëve janë bërë emra të veçantë, por edhe personalitete që jetojnë, apo të tjerë që nuk janë shtetas të Maqedonisë. Kryetari i Komisionit, Kastriot Rexhepi thotë se gjatë kësaj periudhe emrat dhe datat e nominuara hasën në kundërshtime dhe reagime negative nga ana e anëtarëve të komisionit, duke e bërë të pamundur arritjen e konsensusit për të miratuar propozimet e dhëna.
Sipas tij, gjasat janë të vogla për hartimin e kalendarit për vitin 2021, por po ashtu ai nuk e përjashton edhe mundësinë që edhe në të ardhmen kjo praktikë të hiqet. “Kemi arritur gati në gjysmën e vitit dhe është e kotë të flasim për projekt programin për shënimin e datave jubilare. Atë që menduam se do të arrinim pas shqyrtimit të propozimeve, bashkërisht nuk ishte e mundur, kishte pakënaqësi nga më të ndryshmet, për emra të veçantë, për personalitete që jetojnë, por edhe për shënimin e përvjetorëve për personalitete që nuk janë shtetas të Maqedonisë. Por jam i mendimit që Parlamenti të mos merret më me miratimin e Programit për një arsye të thjeshtë, ne vetëm japim pëlqimin, por nuk mbështesim financiarisht këto aktivitete”, thotë Rexhepi. Komisioni i kulturës për këtë vit mori në shqyrtim mbi 80 propozime gjithsej, të grumbulluara pas kërkesës drejtuar 127 institucioneve shtetërore, publike, lokale, shkencore e të tjera, 80 komunave dhe Qytetit të Shkupit, të cilat si afat dorëzimi kishin muajin dhjetor të vitit të kaluar. Programi me datat jubilare është hartuar çdo vit nga Parlamenti, edhe pse ky i fundit jo vetëm që nuk jep mbështetje financiare, por nuk përcakton as fondet me të cilat do të realizohen aktivitetet.
Kjo është edhe një prej arsyeve që përligj interesimin e vogël institucional për të dorëzuar propozime, nga njëra anë, por po ashtu edhe mënyrën e realizimit të aktiviteteve që në shumë raste nuk bëhet në nivelin që do t’i takonte ngjarjes. Programi për shënimin e datave jubilare për disa vite me radhë ka nisur më vonë, ose nuk është miratuar, si vitin e kaluar. Data për aplikimet janë shtyrë disa herë nga Komisioni, ndërsa interesimi i institucioneve i vogël, nga viti në vit. Programit në vite është tentuar që t’i shtohen datat që kanë të bëjnë me datat dhe personalitetet shqiptare, duke reflektuar gjithnjë e më shumë multikulturalizmin. Si data që mund të hynin këtë vit ishin 150 vjetori i lindjes së Sevasti (Dako) Qiriazit, përvjetori i lindjes së rilindësit Naim Frashëri./koha.mk/
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...