Parlamenti belg miratoi protokollin inkuadrues të Maqedonisë në NATO

19:21 | 25 Prill 2019
Arbresh.info

Parlamenti federal belg sot miratoi protokollin inkuadrues të Maqedonisë së Veriut në NATO, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Informacionin e kumtoi ministri belg i Punëve të Jashtme, Didie Rejnders në Twiter.

“Më vjen mirë të tregoj se parlamenti belg sot e miratoi ligjin me të cilin pranohet protokolli inkuadrues i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Belgjika është në hap ta finalizojë procesin e ratifikimit”, shkrovi Rejnders.

Propozim-ligji për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë ishte miratuar nga ana e qeverisë belge para më pak se dy javë.

Procedura belge parashikon së pari ligji të marrë dritë të gjelbërt nga Këshilli shtetëror, mendimi i të cilit edhe pse nuk është obligues është shumë i rëndësishëm, pastaj ligjin ta miratojë Parlamenti para se të ratifikohet. Parlamentet tjera rajonale nuk janë involvuar në proces, vetëm ai federal, që do të thotë e përshpejton procedurën./AlsatM/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme