Ndërmarrja publike “Eko Strugë”, e cila menaxhon me parkingjet e qytetit, për vitin 2018 nga parkimi i makinave dhe arkëtimi i shërbimeve të merimangës, ka raportuar fitim prej vetëm 238.500 denarë. Këto bëjnë diku rreth 3.900 euro.
Njëkohësisht, humbja arrin në më shumë se 430,000 denarë ose rreth 7,000 euro. Ndaj këtij raporti reagojnë subjektet politike të opozitës. Sipas tyre, llogaria përfundimtare është skandaloze duke pasur parasysh se vlen edhe për periudhën kryesore të sezonit turistik, kur të gjitha vend-parkimet në Strugë janë vazhdimisht të mbushura.
Kjo shumë është qesharake duke pasur parasysh se në Strugë kemi mbi 500 hapësira parkimi. Arsyeja është e qartë – nuk janë lëshuar fatura fiskale dhe paratë kanë përfunduar në xhepin e dikujt … “- theksoi Jasmin Qazimoski – Këshilltar i Aleancës së Shqiptarëve
Të gjithë qytetarët e dinë se pagesa e shërbimeve të parkimit dhe shërbimeve të merimangës në kulmin e sezonit turistik, këto të ardhura janë realizuar në baza ditore. Ndoshta të hyrat e krijuara nga kjo ndërmarrje publike nuk janë futur në llogarinë e ndërmarrjes publike. Ndërmarrja publike nuk ka lëshuar fatura fiskale deri kohët e fundit, ka lëshuar vetëm paragon-blloqe… “- tha Alen Dereban – këshilltar nga VMRO DPMNE
Nga LSDM-ja në Strugë, kërkojnë të gjitha ndërmarrjet publike të veprojnë sipas ligjit.
Qëndrimi jonë si një grup këshillues dhe si parti politike është shumë i qartë dhe shumë shpesh themi se kërkojmë të punohet sipas ligjit, në të gjitha ndërmarrjet publike në komunë, përfshirë ndërmarrjen publike “Eko Strugë”.- u shpreh Nikolina Velkovska- Këshilltare e LSDM-së
Alsat javën e kaluar kërkoi përgjigje nëpërmjet postës elektronike mbi situatën në Ndërmarrjen Publike Eko Strugë, si dhe nga Komuna e Strugës. Por deri më tani nuk morëm përgjigje. Përndryshe, sipas kësaj ndërmarrjeje, në qytet ata disponojnë me 300 vende parkimi./alsatm/
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”